Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’, çfarë u konstatua

Gjendet një armë zjarri në bulevardin ‘Bajram Curri’, çfarë u konstatua

Policia e kryeqytetit ka gjetur një armë zjarri në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës. Sipas njoftimit të Policisë, arma e konstatuar një ditë më parë, ishte e vjetër dhe jo funksionale. “Më datë 25.11.2025 në bulevardin “Bajram Curri”, pranë lumit të Lanës, është konstatuar një armë zjarri e vjetër, jofunksionale”, njofton policia. Materiali u referua Prokurorisë për vlerësim.