Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës
Kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës. NJOFTIMI I APELIT TE GJKKOGjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Miliana Muça, sot më 26.11.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 270 akti, datë 17.11.2025 regjistrimi, mbi ankimin e të pandehurit L.K., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 656 akti, datë 24.10.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Për konstatimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit” dhe vendosi: Miratimin e vendimit nr. 656, datë 24.10.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.U shpall në Tiranë, sot më datë 26.11.2025.