Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Tentoi të ndërtonte një urë për familjarët e saj, GJKKO dërgon për gjykim ish-kryebashkiaken e komanduar të Tropojës
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK-ut për nisjes e gjykimit për Kryetaren në detyrë të Bashkisë Tropojë, Zyra Islamaj, me akuzën për korrupsion dhe për ndërtuesin Rrok Gega. Sipas njoftimit zyrtar rezulton se Zyra Islamaj, aktualisht në ushtrimin e detyrës së Kryetarit të Bashkisë Tropojë, është përpjekur përmes një tenderi të hapur, të favorizojë ndërtimin e një ure në dobi të familjarëve të saj. Po ashtu ajo planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Sipas SPAK, edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë. NJOFTIMI I SPAK1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të...