Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Përplasen “kokë më kokë” mjetet në Unazën e Madhe në Tiranë, bllokohet qarkullimi
Një aksident rrugor raportohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Unazën e Madhe në Tiranë, ku dy automjete janë përplasur kokë më kokë. Si pasojë e përplasjes, qarkullimi në zonë është bllokuar dhe janë krijuar radhë të gjata automjetesh. Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar trafikun dhe për të sqaruar rrethanat e aksidentit. Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.