Ilir Meta: Fakti që Belinda Balluku nuk dha dorëheqjen dhe as u shkarkua, tregon se pas aferave qëndron Edi Rama

Ilir Meta: Fakti që Belinda Balluku nuk dha dorëheqjen dhe as u shkarkua, tregon se pas aferave qëndron Edi Rama

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në një intervistë ekskluzive për “Syri.net”, ka lëshuar akuza të forta ndaj Kryeministrit Edi Rama në lidhje me çështjen e pezullimit të Belinda Ballukut. Meta deklaron se mënyra si është menaxhuar rasti Balluku tregon qartë, sipas tij, se pas çdo afere qëndron vetë Rama. Ai akuzon Kryeministrin për vetëmbrojtje politike dhe përdorim të drejtësisë si instrument pushteti, ndërsa paralajmëron se skandali i Tunelit të Llogarasë dhe aferat e tjera nuk mund të fshihen më pas figurave të ministrave. Pyetje: Z. Meta, si e konsideroni kërkesën e Qeverisë drejtuar Gjykatës Kushtetuese kundër vendimit të GJKKO, për pezullimin e Znj. Belinda Balluku nga Zv. Kryeministre dhe Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë? Meta: Vetëm si vetëmbrojtje personale për të ardhmen e...