Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Spiropali pret në Tiranë homologen austriake: Mbështetja juaj për integrimin europian ka bërë gjithmonë diferencën…
Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, mirëpriti dje në Tiranë Ministren Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Austrisë, Beate Meinl-Reisinger. Në konferencën për shtyp Spiropali theksoi progresin e bërë nga Shqipëria në rrugën drejt afrimit me BE dhe rëndësinë e procesit të zgjerimit për të gjitha palët. Spiropali deklaroi se “mbështetja parimore e Austrisë për integrimin europian të vendit, kontributi në jetëzimin e reformave kyçe, si dhe mbështetja për zhvillimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, kanë bërë gjithmonë diferencën në rajonin tonë”. “Jam vërtet e lumtur t’i jap mirëseardhjen sot një mikeje të vendit tonë, Beate Meinl-Reisinger, Ministre Federale për Europën dhe Punët e Jashtme të Austrisë, në vizitën e saj të parë zyrtare në Shqipëri. Jam posaçërisht mirënjohëse...