Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Acerbi–Leao, përplasje të forta: “Pse m’i tërheq flokët?”, “Nëse ma drejton gishtin prapë, ta këpus”
26 Nëntor 2025 7:52 Alfred Lleshi Nervat u tensionuan mes Acerbit dhe Leaos gjatë derbit të së dielës në mbrëmje. Sulmuesi i Milanit u ankua tek arbitri Sozza, i cili ndërhyri për ta qetësuar situatën, sepse mbrojtësi zikaltër e kishte tërhequr prej flokësh. Përplasja vazhdoi, siç u tregua edhe nga rubrika “Bordocam” e Dazn. “Pse ma drejton gishtin? – i tha Acerbi portugezit në sytë e arbitrit. – Nëse e bën prapë, ta këpus”.