Alan Shearer tallet me vijën mbrojtëse të Barçës: Është sikur katër budallenj të qëndronin aty

Alan Shearer tallet me vijën mbrojtëse të Barçës: Është sikur katër budallenj të qëndronin aty

26 Nëntor 2025 7:58 Alfred Lleshi Barça pësoi një disfatë të rëndë e të dhimbshme në “Stamford Bridge”, ku ekipi i Flick duhej të jepte një sinjal force dhe të hidhte një hap drejt “top 8”. Pas një fillimi të mirë në Londër, blaugranat u rrëzuan duke u dorëzuar ndaj presionit të Chelsea. Gabime të rënda, lojtarë larg nivelit të tyre dhe dalja me të kuq e Araujo e komplikuan gjithçka. Me një lojtar më pak në pjesën e dytë, Flick nuk arriti të ndryshonte gjë dhe Barça tregoi shenja shumë shqetësuese. Shumë lojtarë ishin të pasaktë dhe, përballë një Chelsea në formë, humbja ishte e pashmangshme, duke e vështirësuar shumë objektivin për t’u futur mes tetëve më të mirëve. Kritikat në media ishin të...