Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Karoglan pason Orges Shehin te Ballkani
Kroati Mislav Karoglan merr timonin e Ballkanit në Superligën e Kosovës. Vendimi për shkarkimin e Shehit dhe lidhjen e kontratës për 2,5 vite me 43 vjeçarin u bë publik nga klubi në rrjetet e tij zyrtare. Njoftimi: “FC Ballkani zyrtarisht ka emëruar kroatin Mislav Karoglan si trajnerin e ri të skuadrës, duke shënuar kështu një moment historik për klubin tonë, me kroatin që është trajneri parë i huaj që drejton FC Ballkanin. Kontrata e tij me klubin është nënshkruar për dy vjet e gjysmë. Karoglan, 43 vjeç, vjen në Suharekë me një eksperiencë të pasur në futbollin evropian. Ai ishte kryetrajner i klubit të njohur kroat Hajduk Split në dy raste, së fundmi sezonin 2023–24, ndërsa edicionin e kaluar 2024–25 ka drejtuar kampionin e shumëfishtë...