Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Juventusi i shpëton “turpit” në minutën e 91-të, bardhezinjtë mposhtin Bodo/Glimtin dhe mbajnë gjallë shpresat për kualifikim
Juventusi ka marrë tre pikë mjaft të vyera mbrëmjen e sotme. Megjithëse përballë në fushën e lojës kishin një kundërshtar të lehtë në letër, transferta norvegjeze rezultoi e vështirë për bardhezinjtë. Vendasit kaluan të parët në epërsi me anë të golit të shënuar nga Blombergu në minutën e 27. Pjesa e parë përfundoi me avantazhin ne Bodo/Glimtit, ndërsa e dyta nisi vrullshëm për Juventusin. Openda riktheu baraspeshën në minutën e 48, ndërsa në të 59-n ishte Mekeni që ktheu rezultatin në favor të “zonjës së vjetër”. Por kur dukej se fitorja ishte siguruar, ekipi norvegjez befasoi Juventusin. Bodo/Glimti fiton një 11 metërsh, i cili u shndërrua në gol nga Sondre Feti në minutën e 87. Megjithatë gjiganti italian nuk u dorëzua. Në minutën e 90+1...