Chelsea “spektakël” ndaj Barcelonës, Leverkusen bën për “Aspirina” Guardiolën. Newcastle “digjet” në Velodrome (golat)

Chelsea “spektakël” ndaj Barcelonës, Leverkusen bën për “Aspirina” Guardiolën. Newcastle “digjet” në Velodrome (golat)

Janë mbyllur takimet e mbrëmjes në Champions League. Supersfida mes Chelsea-s dhe Barcelonës e luajtur në “Stamford Bridge” është fituar 3-0 nga londinezët. Pas dy golave të shënuar nga Enzo Fernandez, por të anulluar për prekje të topit me dorë dhe pozicion jashtë loje, rezultati u zhbllokua në minutën e 27-të. Pas një kombinimi të bukur në zonë dhe pasimit të Cucurella për Estevao, në rrëmujë e sipër, Jules Kounde e dërgon në portën e tij. Në fund të pjesës së parë, Barcelona mbetet me 10 lojtarë, pasi Ronald Araujo mori dy kartonë të verdhë në pak minuta. Në minutën e 54-të, Estevao tregoi gjithë klasin e tij duke shënuar një gol shumë të bukur, pas një pasimi të marrë nga kapiteni Reece James dhe...