Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Juventus “shkrin” borën në Norvegji, Napoli bën detyrën në shtëpi. Dortmund shkatërron “Nëndetësen” spanjolle (video)
Juventus ka marrë më në fund fitoren e parë për këtë sezon në Champions League, pasi fitoi 2-3 në mënyrë dramatike në transfertën delikate ndaj Bodo/Glimt në Norvegji. Për norvegjezët shënoi Ole Blomberg në minutën e 27-të, pas një topi të ardhur nga goditja e këndit. Bardhezinjtë përmbysën shifrat në pjesën e dytë. Fillimisht gjetën golin me Lois Openda në minutën e 48-të, nje nga transferimet e bujshme të verës së fundit. Belgu shënoi pas një aksioni të gjatë dhe u desh ndërhyrja e VAR për të cilësuar përfundimisht golin të rregullt. Weston McKennie shënoi golin e përmbysjes së madhe në minutën e 59-të, amerikani shënoi me kokë pas krosimit perfekt të Miretti-t. Sondre Fet barazon shifrat 2-2, pasi u tregua i saktë nga pika...