Enzo Fernandez shënon dy herë ndaj Barcelonës, por gëzohet më kot. Rezultati zhbllokohet nga një autogol (video)

Enzo Fernandez shënon dy herë ndaj Barcelonës, por gëzohet më kot. Rezultati zhbllokohet nga një autogol (video)

25 Nëntor 2025 21:33 Telesport Më në fund është zhbllokuar supersfida mes Chelsea-s dhe Barcelonës, që po luhet në “Stamford Bridge”, ku “Blutë” kanë gjetur avantazhin, pas dy golave të anulluar. “Blutë” e nisën vrullshëm që në minutat e para, Fofana stopon një top me dorë brenda zonës dhe pason për Fernandez, ky i fundit e dërgon në rrjetë, por goli anullohet nga arbitri për prekje të topit me dorë. Në minutën e 24-të, Chelsea shënon sërish me Enzo Fernandez, por goli anullohet sërish. Këtë herë ndërhyn VAR dhe goli anullohet për pozicion jashtë loje. Në minutën e 27-të, pas një kombinimi të bukur në zonë dhe pasimit të Cucurella për Estevao, në rrëmujë e sipër, Jules Kounde e dërgon në portën e tij. Chelsea-Barcelona...