45′ e para: Juventus “ngrin” në Bodo, City bëhet për “Aspirina”. Chelsea i gëzohet një autogoli

45′ e para: Juventus “ngrin” në Bodo, City bëhet për “Aspirina”. Chelsea i gëzohet një autogoli

Janë mbyllur 45 minutat e para në takimet e mbrëmjes në Champions League. Supersfida mes Chelsea-s dhe Barcelonës në “Stamford Bridge” është mbyllur 1-0 për “Blutë” për pjesën e parë. Pas dy golave të shënuar nga Enzo Fernandez, por të anulluar për prekje të topit me dorë dhe pozicion jashtë loje, rezultati u zhbllokua në minutën e 27-të. Pas një kombinimi të bukur në zonë dhe pasimit të Cucurella për Estevao, në rrëmujë e sipër, Jules Kounde e dërgon në portën e tij. Në fund të pjesës së parë, Barcelona mbetet me 10 lojtarë, pasi Ronald Araujo mori dy kartonë të verdhë në pak minuta. Në Bodo, Juventus është duke u mundur 1-0 nga Bodo/Glimt. Për norvegjezët shënoi Ole Blomberg në minutën e 27-të, pas...