Kiina zbulon depozitën më të madhe të arit

Kiina zbulon depozitën më të madhe të arit

Kina ka njoftuar sot më datë 25 nëntor 2025 zbulimin e depozitës më të madhe të arit të regjistruar ndonjëherë në vend. Depozita, e gjetur në provincën Liaoning, përmban rreth 1,444 tonë ar të pastër. Ky është zbulimi më i madh që nga themelimi i Republikës Popullore, në vitin 1949. Sipas Ministrisë së Burimeve Natyrore, nëntoka përfshin rreth 2.586 milionë tonë xehe. Shkalla mesatare e pasurisë së xehes është 0.56 gramë për ton. Megjithëse konsiderohen xehe me përqendrim të ulët, zbulimi përshkruhet si “super i madh”. Vlera totale e arit vlerësohet të jetë mbi 166 miliardë euro. Projektin e kërkimeve e udhëhoqi kompania shtetërore Liaoning Geological and Mining Group. Pothuajse 1,000 teknikë dhe punëtorë u angazhuan në eksplorim. Autoritetet nuk kanë bërë publike vendndodhjen e...