Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Champions League: Ajax zhytet në fund, Galatasaray befasohet në shtëpi nga kampionët e Belgjikës (video)
25 Nëntor 2025 20:37 Telesport Kanë përfunduar dy takimet e para për sot për Champions League. Në Amesterdam, Ajax është mundur 0-2 nga Benfica. Për portugezët shënoi Samuel Dahl që në minutën e 6-të me një goditje të fuqishme brenda zonës, pas një aksioni të nisur nga goditja e këndit. Leandro Barreiro vulosi fitoren 0-2 me golin e tj në minutën e 90-të. Kjo është fitorja e parë këtë sezon për portugezët e drejtuar nga Jose Mourinho, ndërkohë Ajax zhytet në fund me 0 pikë në pesë ndeshje. Surpriza e madhe ka ardhur nga Stabolli, aty ku Galatasaray është mposhtur 0-1 nga kampionët e Belgjikës, Royale Union SG. Golin e vetëm e shënoi Promise David në pjesën e dytë. Minutat e fundit të takimit, vendasit...