Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Çfarë po ndodh tek Komuna e Parisit? Kërcet grushti mes taksistëve, dyshohet se..
Një sherr ka ndodhur mes disa taksistëve në Komunën e Parisit mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Newsbomb mëson se pas një konflikti verbal mes dy taksistëve, këta të fundit janë përfshirë në një konflikt me grushte. Është dashur ndërhyrja e disa personave të tjerë për të shuar konfliktin. Më pas duket se gjakrat janë ulur dhe konflikti është shuar. Ende nuk dihen arsyet pse çuan në konfliktin mes dy taksistëve.