Asllani “fikson” gjigandët gjermanë, shfaqin sërish interes për sulmuesin dardan

Asllani “fikson” gjigandët gjermanë, shfaqin sërish interes për sulmuesin dardan

Fisnik Asllani shkëlqeu me Kosovën gjatë kualifikueseve, duke zgjuar interesin e disa skuadrave të mëdha, përfshirë Bayern dhe Barcelonën. Të reja të rëndësishme vijnë së fundmi, teksa Bild raporton se Borussia Dortmund po ndjek situatën e sulmuesit të Hoffenheimit, i cili mund të largohet nga klubi në verë. Klubi verdhezi e kërkon Asllanin edhe në verë pas një periudhe të suksesshme huazimi te Elversberg sezonin e kaluar, por ai zgjodhi Hoffenheim. Këtë sezon, 23-vjeçari numëron 6 gola dhe 3 asiste në 16 paraqitje, me ekipin që aktualisht renditet i shtati në Bundesligë.