Pesë gola dhe mesazhi i qartë për kreun e Superiores, Egnatia nga kjo javë synon të arrijë majën e renditjes

Pesë gola dhe mesazhi i qartë për kreun e Superiores, Egnatia nga kjo javë synon të arrijë majën e renditjes

Fitorja ndaj Bylisit erdhi pikërisht në momentin kur duhej për skuadrën e drejtuar nga Edlir Tetova. Bylisi mbetet një kundërshtar që u sjell fat në momentet kur duhet të rinisin marshimin dhe tradita ka treguar shpesh se pikërisht ndaj mallakastriotëve Egnatia arrin të marrë maksimumin dhe të hapë një etapë të re pozitive, e cila shërben si trampolinë drejt objektivave madhorë të sezonit. Kampionët u sollën si të tillë, ku dominuan në çdo aspekt të lojës, kontrolluan ndeshjen nga minuta e parë deri te e fundit dhe dhanë një mesazh të fortë për kreun e klasifikimit. 5 GOLA HISTORIKË – Për Egnatian kjo ishte hera e parë në histori që shënon pesë gola në një ndeshje të Supeiores. Mund të duket surprizë, veçanërisht kur kujtohet dominimi...