Nuk po “ndez” te Milan, Gimenez e duan dy klubet e njohura në PL. Kuqezinjtë duan 30 mln euro

Nuk po “ndez” te Milan, Gimenez e duan dy klubet e njohura në PL. Kuqezinjtë duan 30 mln euro

25 Nëntor 2025 18:39 Telesport Aventurës së Santiago Gimenez te Milan duket se i ka ardhur fundi. Sulmuesi holandez pritet të largohet gjatë merkatos së janarit, pas plot 1 viti, ku u transferua në merkaton dimërore vjet nga Feyenoord për 35 milionë euro. “Calciomercato.com” zbulon se sulmuesin meksikan e duan dy klube në Premier League: Brentford dhe Sunderland. Ish-drejtori i Romës, Florent Ghisolfi, tani te Sunderland, është një admirues i Gimenez, por edhe Brentford është një kandidat mëse i mundshëm për transferimin e sulmuesit meksikan. Nga ana tjetër, Milan synon të përfitojë të paktën 30 milionë euro nga shitja e sulmuesit meksikan, shifër e përafërt me atë që pagoi për kartonin e tij. Në 11 ndeshje këtë sezon, Gimenez ka shënuar vetëm 1 gol në...