Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
FIFA gjën para, Arabia Saudite 1 miliard dollarë për infrastrukturën botërore
Lidhjet e Arabisë Saudite me FIFA-n po bëhen gjithnjë e më të forta. Sipas gazetës Guardian, organi qeverisës i futbollit botëror ka njoftuar një partneritet me një agjenci arabe. Qeveria e Arabisë Saudite është zotuar të japë deri në 1 miliard dollarë (762 milionë paund) për të financuar zhvillimin e infrastrukturës së futbollit në të gjithë botën. FIFA ka nënshkruar kështu një memorandum mirëkuptimi me Fondin e Zhvillimit të Arabisë Saudite që do ta çojë atë në ofrimin e kredive me zbritje “për ndërtimin dhe rinovimin” e stadiumeve dhe infrastrukturës tjetër. Lajmi raportua nga ANSA./Sportiim.al/ Vazhdo leximin