SHBA, Politika e parfumit andej dhe e bastunit këtej

SHBA, Politika e parfumit andej dhe e bastunit këtej

Nga Lorenc Vangjeli Në Uashington, një shishe parfumi me emrin Trump, linja Victory 45-47, kushton rreth 250 dollarë. Dy shishe njëkohësisht kushtojnë 200 dollarë. Rikthimi triumfator i amerikanëve në Siri, simbolikisht ka “kushtuar” po kaq. Një politikan atipik si presidenti Trump, njeriu që po rishkruan ndryshe arkitekturën e re botërore në më pak se një vit presidencë, bëri atë që dy paraardhësit e tij demokratë, filozofi Obama dhe i urti Biden, nuk mundën ta bëjnë dot më parë. Madje as ai vetë në presidencën e tij të parë. Në “këmbim” të dy shisheve parfum për homologun e tij sirian – deri dje për kokën e tij si terrorist paguheshin disa milion dollarë – ai riktheu SHBA-në në Siri. E riktheu politikisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht. Natyrisht...