Burimi:
Javanews.al
Foto © Javanews.al
“Opozita duhet të riorganizohet për shkak të përplasjeve”/ Korreshi: Shteti ka rënë, me dhjetëra ministra e drejtorë paraqiten në SPAK
Deputeti i PD, Saimir Korreshin në një intervistë, në “Studio 24” foli për “Foltoren 2” dhe rëndësinë e saj që u mbajt të hënën përpara Kryeministrisë. Gjatë intervistës, Korreshi u shpreh kritik ndaj qeverisë duke thënë se në asnjë moment nuk merret dhe hallet dhe problematikat e qytetarëve, por ka kohë vetëm të vjedhë paratë e shqiptarëve. Gjithashtu Korresh foli edhe për strategjinë e Partisë Demokratikë, duke thënë se është shumë e rëndësishme që të riorganizohet për shkak të përplasjeve që e kanë përfshirë opozitën. “Varet se si janë pritshmëritë. PD ka të gjithë potencialin për të ngritur një protestë madhështore. Por e dini që ka edhe anën financiare. Të gjithë njerëzit shpenzojnë për të ardhur në Tiranë. Të gjithë demokratët që kanë 12 vite që shpenzojnë. Sot për demokratët...