Muçi spektakolar në Turqi, sulmuesi kuqezi futet nga stoli dhe i jep fitoren me dy gola trabzonsporit

Muçi spektakolar në Turqi, sulmuesi kuqezi futet nga stoli dhe i jep fitoren me dy gola trabzonsporit

Ernest Muçi tregoi të gjithë klasin e tij në superligen turke duke shënuar dy gola që kontribuuan në fitoren shumë të rëndësishme të skuadrës së tij Trabzonspor kundër Bashakshehir. Suksesi i çmendur 4 me 3 në Stamboll, e lejon skuadrën e sulmuesit kuqezi të mbajë hapin e dy skuadrave kryesuese të kampionatit Gallatasarai dhe Fenerbahce. Vendasit e mbyllën në avantazh 2 me 1 pjesën e parë, duke përfituar edhe kartoni i shpejte i kuq i Trabzonsporit. Ernest Muçi u fut në fushën e lojës në minutën e  63, aktivizim që transformoi edhe lojën e miqve. Trabzonspor fillimisht barazoi rezultatin me penallti në minutën e 75 dhe vetëm pak çaste më vonë ishte futbollisti shqiptar që përmbysi shifrat. Në minutën e parë të shtesës Istambul Bashakshehir...