Harry Kane do të transferohet te Barcelona? Me deklaratën e fundit anglezi i vë vulën gjithçkaje

Harry Kane do të transferohet te Barcelona? Me deklaratën e fundit anglezi i vë vulën gjithçkaje

25 Nëntor 2025 16:54 Telesport Kohët e fundit, Harry Kane, është përfolur shumë për një largim të mundshëm nga Bayern Munich në fund të sezonit të ardhshëm për t’u transferuar te Barcelona. Anglezi shihet si pasuesi ideal i Robert Lewandowski-t, i cili pritet të largohet si lojtar i lirë nga katalanasit në qershor të vitit 2026. Megjithatë, Harry Kane ka qartësuar njëherë e mirë të ardhmen e tij përmes një deklarate të fundit për “Bild”. “Nuk kam pasur asnjë kontakt me askënd. Ndihem shumë rehat, edhe pse ende nuk e kemi diskutuar situatën time me Bayernin. Pra, asnjë nxitim… Jam vërtet i lumtur në Mynih. Është shumë e pamundur që diçka të ndryshojë pas këtij sezoni”, tha Kane. Kujotjmë që sulmuesi anglez ka një klauzolë...