A do të luajë Cristiano Ronaldo në ndeshjen e parë të Botërorit? FIFA merr vendimin për kartonin e kuq të portugezit

A do të luajë Cristiano Ronaldo në ndeshjen e parë të Botërorit? FIFA merr vendimin për kartonin e kuq të portugezit

FIFA ka publikuar vendimin e Komisionit Disiplinor lidhur me kartonin e kuq të Cristiano Ronaldos në humbjen 2-0 ndaj Irlandës më 13 nëntor, në ndeshjen e parafundit të Grupit F për kualifikueset e Kupës së Botës. Sipas dokumentit, sulmuesi 40-vjeçar u dënua fillimisht me tre ndeshje pezullim. Ronaldo e kreu menjëherë dënimin tre ditë më vonë, duke munguar në fitoren bindëse 9-1 ndaj Armenisë në Porto — ndeshje që i siguroi Portugalinë pjesëmarrjen e saj të nëntë dhe të shtatë radhazi në Botëror. Megjithatë, pas apelimit të Federatës Portugeze të Futbollit (FPF), FIFA rishikoi çështjen, duke pranuar argumentet e paraqitura që synonin shmangien e një pezullimi më të gjatë. Rezultati: Ronaldo nuk do të përballet me ndëshkime shtesë përtej ndeshjes së vetme të humbur, pavarësisht...