Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Lautaro, ç’po ndodh me ty kundër të mëdhenjve?! Asnjë gol me Interin në 4 përballje direkte
“Ngrihu dhe vazhdo përpara, ngrihu dhe vazhdo përpara, si gjithmonë”. Këto janë fjalët e një kapiteni, Lautaro Martinez, i goditur nga një tjetër humbje në derbin kundër Milanit, por që dëshiron të shohë përpara, drejt supersfidës së Champions League kundër Atletico Madridit. Megjithatë, “Tuttosport” ka ndaluar te një aspekt i veçantë i tij: këtë sezon, kundër të mëdhenjve, në përballjet direkte, sulmuesi argjentinas i Interit ka mbetur në hije. Juventus, Roma, Napoli dhe Milan janë skuadrat e mëdha kundër të cilave ka mbetur “thatë”, ndryshe nga sa arrin të bëjë në Europë dhe ndaj kujtdo tjetër me 4 gola në 3 ndeshje. Dhe mungesa e tij, pavarësisht pritjes së pabesueshme të Maignan dhe topit të mundshëm të 1-0, që u përplas në shtyllë, në derbin...