Arrestohen dy persona në Tiranë/ U sekuestrohet kokainë, peshore elektronike dhe automjet, policia…

Arrestohen dy persona në Tiranë/ U sekuestrohet kokainë, peshore elektronike dhe automjet, policia…

Tiranë/Goditet 1 rast i shpërndarjes së drogave të forta në sasi të vogla. Sekuestrohen një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë, 2 peshore elektronike dhe 1 automjet.Vihet në pranga 48-vjeçari që i posedonte. Në pranga edhe një 41-vjeçar për moskallëzim krimi. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Tiranë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, dhe të mbështetura nga informacione se një shtetas shpërndante lëndë narkotike në zonën e Vorës, vijuan kontrollet me fokus identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u godit 1 rast i kësaj veprimtarie kriminale dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:– Sh. D., 48 vjeç, banues në Kamëz, për veprën penale...