Shpërndante kokainë në Vorë, pranga 48-vjeçarit, shpallet në kërkim një tjetër

Shpërndante kokainë në Vorë, pranga 48-vjeçarit, shpallet në kërkim një tjetër

Policia e Tiranës ka zhvilluar një aksion kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike. Gjatë këtij aksioni janë sekuestruar lëndë narkotike e dyshuar kokainë, 2 peshore elektronike, si edhe një automjet. Në pranga ka rënë një 48-vjeçar dhe është shpallur në kërkim një 41-vjeçar për moskallëzim krimi. Sipas hetimeve ka rezultuar se 48-vjeçari banues në Kamëz, pasi siguronte lëndën narkotike të llojit kokainë, e ndante atë në doza dhe e shiste në sasi të vogla në zonën e Vorës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.