Ernest Muçi gjen rrjetën/ Shënon dopietë dhe i jep fitoren ekipit

Ernest Muçi gjen rrjetën/ Shënon dopietë dhe i jep fitoren ekipit

Ernest Muçi ishte protagonisti absolut i supersfidës mes Basaksehir-it dhe Trabzonsporit, duke firmosur një dopietë vendimtare. 24-vjeçari kuqezi u hodh në fushë në minutën e 63-të dhe vetëm pas 14 minutash shpërtheu në zonën kundërshtare, ku me një goditje të saktë e dërgoi topin në rrjetë. Spektakli nuk mbaroi këtu. Në minutën 101, Muçi goditi sërish, duke shënuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Trabzonsporin, një gol që vulosi fitoren dramatike në sekondat e fundit. Kjo dopietë shënon edhe dy golat e parë të Muçit me fanellën e Trabzonsporit, ndërsa sulmuesi shqiptar synon të fitojë plotësisht besimin e trajnerit Sylvinho përpara play off-eve të marsit.