Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Pep feston 100 ndeshje në Champions me City: Po plakem, më shumë zhgënjime se sa momente të mira
25 Nëntor 2025 12:34 Telesport Manchester City do të luajë sot në mbrëmje ndaj Bayer Leverkusen në Champions League. Kjo do të jetë ndeshja e 100 si trajner i “qytetarëve” në Champions për Pep Guardiola. “E kuptoj që po plakem! Është mjaft mirë, do të thotë që çdo sezon kemi qenë atje. Shpresojmë që edhe sezonin tjetër do të jemi sërish atje”, tha trajneri spanjoll. “Është një garë e madhe. Është e veçantë për lojtarët dhe ata e duan. Trajnerët sfidojnë veten me ekipet më të mira në Evropë. Për klubin, për sa i përket reputacionit, prestigjit dhe çështjeve financiare, është jashtëzakonisht e rëndësishme”, tha Guardiola. Më tej, trajneri spanjoll tha: “Ka më shumë zhgënjime se sa momente të mira. Në fazat e grupeve kemi...