Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Interi drejt Madridit mes dyshimeve dhe konfirmimeve, Champions-i për të harruar derbin
Pas një humbjeje, më e mira për autokritikë është ndeshja tjetër. Interi synon të harrojë zhgënjimin e derbit duke u përqendruar te Champions-i. Në Europë, ndryshe nga kampionati, ekipi i Chivu ka pikë maksimale, ka pësuar vetëm një gol, është kryesues bashkë me Bayern Munich dhe Arsenal. Megjithatë, kundërshtarët e takuar deri tani (Ajax, Slavia Pragë, Union SG, Kairat) nuk janë elita europiane, ndaj sfida ndaj Atletico Madridit të Simeone ka peshë të madhe si për të harruar humbjen ndaj Milanit, edhe për të testuar vlerën europiane të Interit. Në Madrid, Interi shkon mes dyshimeve dhe sigurisë mbi të dëmtuarit. Dumfries ka nevojë për kohë (ndoshta deri në mes-dhjetor), Darmian përdoret me kujdes, Mkhitaryan synon të luajë ndaj Pisa, ndërsa Palacios ka një problem të...