Burimi:
Observerkult.com
Foto © Observerkult.com
“Metonimia” – libri më i ri i Kujtim M. Shalës
Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës ka botuar librin më të ri të akademik Kujtim M. Shalës, me titull “Metonimia”, i cili i takon fushës së poetikës historike të letërsisë shqipe. Libri më i ri studimor i akademik Kujtim M Shalës, “Metonimia”, përfaqëson një segment të poetikës historike shqipe, të lidhur me dukuri, si: e vërteta e letërsisë, ideologjia letrare, apo me vepra letrare të rëndësisë së dorës së parë, që marrin statusin e kryeveprave letrare dhe kulturore, si: vepra e Pjetër Bogdanit, e Gjergj Fishtës, e Mitrush Kutelit etj.. “Metonimia” është strukturuar në tri pjesë: I. Metonimia, II. E vërteta e letërsisë dhe III. Çfarë është letërsi shqipe?, si dhe u bashkohet librave të tjerë të këtij autori të fushës së poetikës historike të letërsisë shqipe, nisur dy dekada më...