VIDEO – Operacioni policor “Oroshi”, dalin detajet e rrethimit dhe kapjes të 2 të rinjve në Fushë Arrëz

VIDEO – Operacioni policor “Oroshi”, dalin detajet e rrethimit dhe kapjes të 2 të rinjve në Fushë Arrëz

Më datë 24.11.2025, rreth orës 09:00, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, kanë konstatuar një person i cili, sapo ka parë shërbimet e Policisë, është larguar me shpejtësi duke u futur në një banesë të braktisur, pronë e shtetasit P. C. Shërbimet e Policisë i kanë bërë thirrje që të dilte nga banesa, por personi nuk i është bindur thirrjes së Policisë dhe ka kërcënuar punonjësit e Policisë.  Ndodhur në këtë situatë, bazuar edhe në informacionet e siguruara më parë për rrezikshmërinë e këtij personi, shërbimet e Policisë rrethuan banesën dhe kërkuan ndërhyrjen e forcave policore të specializuara, me qëllim sigurinë e jetës së punonjësve të Policisë. Në vendngjarje shkuan Forcat Speciale Renea, të cilat morën...