Nga “Air Albania” në Pragë/ UEFA ia beson gjyqtarit shqiptar ndeshjen ku vëzhgohet nga vendasit

Nga “Air Albania” në Pragë/ UEFA ia beson gjyqtarit shqiptar ndeshjen ku vëzhgohet nga vendasit

Florjan Lata do të jetë sot gjyqtari kryesor, ndërsa Slavia e Pragës U-19 dhe Atletik Bilbao U-19 masin forcat në “UEFA Youth League”. Erind Burgu si i parë dhe Elvis Gjoka gjyqtar i katërt, do e asistojnë gjatë ndeshjes në Pragë. Ky takim nis në orën 13:00 dhe vendos përballë në “Sportovní areal Radotin”, dy ekipe që kanë bërë mjaft mirë. Atletik Bilbao U-19 kryeson me pikë të plota renditjen pas katër javësh. Në anën tjetër Slavia e Pragës numëron 7 pikë. Gjyqtari i katërt dhe vëzhguesi i UEFA-s për këtë takim janë vendës, pikërisht nga Çekia. Delegat i UEFA-s është vendosur hungarezi Peter Kezdi. Në Pragë bën ftohtë, ndërsa temperaturat kanë shkuar edhe minus gjatë këtyre ditëve duke u shoqëruar me borë. Për Florjan...