Cucurella përballet me të shkuarën dhe sfidon Yamal: Sfidë delikate, por synojmë 3 pikët

Cucurella përballet me të shkuarën dhe sfidon Yamal: Sfidë delikate, por synojmë 3 pikët

25 Nëntor 2025 9:13 Telesport Chelsea-Barcelona, që luhet sot në mbrëmje, do të jetë ndeshja kryesore e raundit të pestë të Champions League. Takimi do të zhvillohet në “Stamford Bridge” dhe një nga protagonistët pritet të jetë mbrojtësi i majtë i londinezëve Marc Cucurella. Lojtari spanjoll do të përjetojë një mbrëmje të veçantë, pasi është rritur në akademinë e të rinjve të klubit katalanas: “Është shumë emocionuese për mua dhe familjen time. Është një ndeshje vërtet e veçantë dhe shpresoj se mund të marrim pikët“. “Jam shumë i sigurt te Chelsea, pasi kemi një ekip të shkëlqyer dhe po luajmë mirë. Nuk mendoj shumë për të kaluarën apo për faktin se mund të kisha qëndruar te Barça. Çdo gjë ndodh për një arsye. Jam shumë...