Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Spalletti: Ndaj Bodo do të jetë shumë e vështirë. Yildiz? Pushimi është pjesë e lojës
25 Nëntor 2025 8:02 Alfred Lleshi Për Juventusin, sfida ndaj Bodo Glimt është “thirrja e fundit” në Champions. Me vetëm 3 pikë në 4 ndeshjet e para, bardhezinjtë duhet të fitojnë në “Aspmyra Stadion”, çka Spalletti e konsideron tepër të vështirë. Ai thekson se skuadra ka nevojë për mbështetje, jo britma, sepse grupi ka marrëdhënie të forta. Për Yildiz thotë: “Kenan nuk ka bërë paraqitje të jashtëzakonshme, pushimi është pjesë e lojës. Për ndeshjen e sotme do të ndryshoj disa lojtarë”. Ai paralajmëron se Bodo “di t’i zërë hapësirat” dhe kërkon që Juve të mos lërë boshllëqe. Trajneri pranon pasaktësitë teknike ndaj Fiorentinës, por kërkon përshtatje me klimën dhe fushën sintetike: “Unë kam qenë pesë vite në Rusi…, fusha sintetike sjell vështirësi reale”. Ritmi, saktësia...