Rritet presioni ndaj Mohamed Salah, Uejn Runi i kërkon trajnerit Slot ta lërë në stol

Rritet presioni ndaj Mohamed Salah, Uejn Runi i kërkon trajnerit Slot ta lërë në stol

Adriatik BALLA “Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, duhet ta lërë Mohamed Salah në stol”, thotë ish-sulmuesi i Mançester Junajtid, Uejn Runi. Humbja 3-0 ndaj Notingham Forest në “Anfield” ishte një tjetër ndeshje ku egjiptiani – që ka shënuar pesë gola këtë sezon – nuk arriti të regjistronte gol apo asist. “Nëse do të isha në vend të Slot, do të provoja të merrja një vendim të madh vetëm për të krijuar ndikim te pjesa tjetër e ekipit”, tha Runi në episodin e fundit të podcast-it të tij. “Salah nuk po i ndihmon fare në mbrojtje.“Nëse je një nga lojtarët e rinj që kanë nënshkruar dhe je në stol, dhe sheh atë të mos vrapojë – edhe pse ai është legjendë e klubit dhe gjithçka që...