Burimi:
Sportekspres.com
Foto © Sportekspres.com
Penalltia solli mosmarrëveshje mes Asllanit dhe shokut të skuadrës, Vlashiçi: Donte të godiste Asllani, por jam unë gjuajtësi i parë
Torino u mposht me rezultatin e thellë 5-1 nga Komoja. Goli i vetëm për torinezët u shënua nga pika e bardhë e penalltisë në fund të pjesës së parë. Kristjan Asllani shkoi për të goditur 11 metërshin, por më pas ishte Vlashiçi ai që i mori topin dhe shënoi gol në portën kundërshtare. Një keqkuptim mes mesfushorit shqiptar dhe lojtarit kroat, që është sqaruar pas ndeshjes nga ky i fundit. Vlashiçi ka bërë të qartë se është përcaktuar ai si gjuajtësi i parë i penalltive dhe pas tij vjen Kristjan Asllani. “Unë jam gjuajtësi i parë i penalltive. Është e shkruajtur në dhomën e zhveshjes. Unë marr përsipër të parën, lojtari tjetër merr të dytën. Por ai (Asllani) donte ta gjuante. Unë kam shënuar gjithmonë...