Rruga Qukës–Qafë Plloçë, tregon krimin që bën politika kur dikton projekte

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, tregon krimin që bën politika kur dikton projekte

Nga Mero Baze Rruga Qukës–Qafë Plloçë është vërtet një projekt ekonomik i gabuar. Nuk është fjala se është i gabuar si lidhje alternative me Korçën, por si projekt inxhinierik. Është një projekt i miratuar nën qeverisjen e Sali Berishës dhe kompanitë janë përzgjedhur nën pushtetin e tij, kryesisht nën lobimin e ish-ministrit të Financave Ritvan Bode, që u pasua me po aq zell nga socialisti i ri më i rëndësishëm i qarkut, Niko Peleshi. Projekti inxhinierik i nxituar dhe i përciptë bëri që, ndërkohë që punimet kishin filluar, të kuptohej se lotet nuk lidheshin me njëri-tjetrin dhe duheshin fonde shtesë. Tani, meqë Belinda Balluku është në qendër të vëmendjes për shkak të përballjes me drejtësinë, shikoj që i janë turrur të gjithë asaj dhe për...