Burimi:
Telesport.al
Foto © Telesport.al
Asllani titullar, por nuk e shpëton dot Torinon nga turpërimi. Como e Fabregas të kënaq sytë (video)
24 Nëntor 2025 20:28 Telesport Kristjan Asllani është rikthyer titullar te Torino, por ekipi i tij u turpërua në shtëpi 1-5 nga Como, ndeshje e vlefshme për javën e 12-të në Serie A. Holandezi Jayden Addai zhbllokoi rezultatin në minutën e 36-të dhe kaloi Como-n në avantazh pas asistit të mrekullueshëm të Jesus Rodriguez. Nikola Vlasic barazon shifrat në fund të pjesës së parë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një prekje të topit me dorë brenda zonës nga Jesus Rodriguez. Pjesa e parë mbyllet 1-1. Spektakli i vërtetë ndodhi në pjesën e dytë, ku Como e drejtuar nga Cesc Fabregas shënoi 4 gola. Në minutën e 52-të përsëritet sërish kombinimi Jesus Rodriguez-Addai, holandezi dërgon topin në rrjetë me një goditje të bukur në...