FIA rihapi titullin e Formula 1 duke e përjashtuar, Norris: Zhgënjyese, të humbasësh pikë kështu

FIA rihapi titullin e Formula 1 duke e përjashtuar, Norris: Zhgënjyese, të humbasësh pikë kështu

Lando Norris nuk e fshehu zhgënjimin pas skualifikimit në Las Vegas nga FIA. “Është frustruese të humbasësh kaq shumë pikë në këtë mënyrë. Si skuadër, ne synojmë gjithmonë të arrijmë performancën maksimale, dhe sot (dje) qartësisht nuk arritëm të gjenim ekuilibrin e duhur. Asgjë nga ato që mund të bëj tani nuk e ndryshon situatën, tashmë fokusi zhvendoset te Katari, ku do të synojmë të japim performancën më të mirë të mundshme në çdo sesion”, deklaroi piloti i MekLarenit, i cili komentoi edhe verdiktin e pistës. “Nuk ishte gara ime më e mirë, por s’kam asgjë për të thënë: nëse ai që fiton e mbyll garën me një avantazh prej njëzet sekondash, do të thotë se ka qenë më i miri”, tha ai.