Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Banesa e braktisur në Fushë-Arrëz, identifikohet i armatosuri i dytë
Arben Uka mësohet se është personi i dytë që fshihet në godinën e pabanuar në Pukë dhe që kërcënon RENEA-n së bashku me 24-vjeçarin Julian Çumraku. Të dy personat mësohet se prej një muaji fshiheshin në këtë shtëpi në Orosh ndërsa Uka raportohet se më herët ka qenë në ndjekje nga Antiterrori, raporton ABC. Ndërsa operacioni i RENEA-s vazhdon, 24-vjeçari Julian Çumraku nuk ndalet me kërcënimet duke thënë se do të qëllojë me armë zjarri dhe thirrjet e tij të vazhdueshme janë “Allahu Ekber”. Kjo shtëpi e pabanuar raportohet se është në pronësi të Mhill Jakut ndërsa në vendngjarje ka mbërritur dhe një ambulancë.