Burimi:
Sarandanews.com
Foto © Sarandanews.com
Artan Hoxha flet pasi u shpall “non grata” nga Greqia: Vendimi, pas raportimeve të mia për Fredi Belerin
Gazetari investigativ Artan Hoxha është shpallur “person i padëshiruar” nga autoritetet greke, pasi u ndalua në pikën kufitare të Kakavijës ditën e djeshme. I kontaktuar nga Newsbomb, Hoxha u shpreh se vendimi lidhet drejtpërdrejt me aktivitetin e tij profesional dhe investigimet e zhvilluara gjatë 25 viteve të fundit. Ai tregoi se gjithçka nisi në kontrollin rutinë në kufi, kur pasaporta e tij u verifikua në sistemin e policisë greke. Sipas gazetarit, një efektiv kufitar e pyeti për prindërit dhe profesionin, më pas e njoftoi se nuk mund të vazhdonte udhëtimin, duke e dërguar në një kontroll të dytë më të detajuar. “Po kaloja kontrollin rutinë në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë, kur polici grek i kufirit sapo kaloi pasaportën time në sistem, menjëherë më...