Burimi:
Shkodraweb.com
Foto © Shkodraweb.com
DOKUMENTI – Vllaznisë i bllokohet merkato për 3 periudha, nga klubi kuqeblu minimizojnë çeshtjen…
Në faqen zyrtare të FIFA-s, atë që lidhet me Ndalimin e Regjistrimeve të futbollistëve (FIFA Registration Bans), nga data 19.11.2025, për 3 periudha regjistrimesh të lojtarëve, Vllaznia rezulton e penalizuar. Kjo për shkak të çeshtjeve të gjykuara apo në gjykim në FIFA të dërguara nga lojtarë të Vllaznisë në vite. Ky bllokim pranohet edhe nga vetë klubi kuqeblu por drejtues të tij, të cilët nuk duan të identifikohen, e minimizojnë. Sipas tyre, “problemi zgjidhet me një klik, në dhjetor apo në janar dhe bllokimi hiqet”. Ata e cilësojnë rutinë që i ndodh edhe klubeve të tjera, edhe të mirënjohura, si Barcelona. Kjo masë e FIFA- s, nuk përbën shqetësim dhe nuk do të krijojë probleme për Vllazninë, nëse ata duan të futen në merkato në...