Spalletti me dhimbje koke para transfertës në Norvegji për Champions League, 3 mungesa të rëndësishme për bardhezinjtë

Spalletti me dhimbje koke para transfertës në Norvegji për Champions League, 3 mungesa të rëndësishme për bardhezinjtë

24 Nëntor 2025 17:37 Telesport Juventus ka harruar barazimin zhgënjyes 1-1 në transfertën ndaj Fiorentinës në fundjavën e kaluar dhe ka nisur përgatitjet për sfidën e nesërme ndaj Bodo/Glimt për në Champions League, java e pestë. Bardhezinjtë kanë publikuar listën e lojtarëve të thirrur për këtë takim dhe vihen re pesë mungesa të rëndësishme. Federico Gatti nuk është shëruar ende nga gripi dhe ka munguar në stërvitjen e fundit të bardhezinjve, duke mos arritur të jetë në dispozicion për nesër. Por, Gatti nuk do të jetë mungesa e vetme për bardhezinjtë në mbrojtje, po ashtu mungojnë dhe Gleison Bremer dhe Daniele Rugani. Braziliani i është nënshtruar një operacioni në menisk në muajin tetor dhe ende nuk është rikuperuar. Rugani pësoi një dëmtim muskulor pak ditë...