Krimi i organizuar në fokus/ SHBA rrit mbrojtjen e zyrtarëve dhe prokurorëve të SPAK, trajnim special për Gardën

Krimi i organizuar në fokus/ SHBA rrit mbrojtjen e zyrtarëve dhe prokurorëve të SPAK, trajnim special për Gardën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë trajnuar tetë anëtarë të Gardës së Republikës dhe prokurorë të SPAK, në luftën ndaj krimit të organizuar. Në njoftimin e bërë publik nga Ambasada Amerikane në Tiranë, thuhet se është krenare që ofron trajnime të rregullta me individë të guximshëm që mbajnë të sigurt zyrtarë të drejtësisë në Shqipëri. “Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në mbrojtjen e atyre që na ndihmojnë të luftojmë krimin e organizuar. Së fundmi, tetë anëtarë të Gardës së Republikës, të cilët ofrojnë shërbime për mbrojtjen e zyrtarëve të qeverisë shqiptare, përfshirë prokurorët e SPAK, kryen një trajnim taktik të nivelit të lartë nga Shërbimi Sekret i SHBA në Akademinë Ndërkombëtare të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara në Budapest. Ambasada e Shteteve të Bashkuara...