Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Moti i keq/ IGJEUM: Rrezik për rënie gurësh e inertesh
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për kushtet e motit për këtë të hënë pasdite dhe ditën e martë. Sipas parashikimit, fillimi i kësaj jave do të vijojë të shoqërohet me reshje intensive shiu në disa nga qarqet e vendit. Ndërkohë, në zonat me nivel mbi 1000 metra mbi nivelin e detit do të ketë reshje në formë dëbore. Po ashtu, lidhur me kushtet e paqëndrueshme të motit, IGJEUM parashikon rrezik nga disa probleme nga reshjet e shiut, si rënie gurësh e inertesh dhe vërshime të ujit në zonat urbane. Reshjet: Sot pasdite, e hënë, datë 24 nëntor, priten reshje të dobëta në të gjitha qarqet. Nesër, e martë, datë 25 nëntor, priten reshje intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet...