RTSH dhe TKOB koncert që rikthen nostalgjinë e filmave shqiptarë, më 27 nëntor një mbrëmje simfonike e jashtëzakonshme

RTSH dhe TKOB koncert që rikthen nostalgjinë e filmave shqiptarë, më 27 nëntor një mbrëmje simfonike e jashtëzakonshme

Më 27 nëntor, ora 20:00, skena e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit në Tiranë do të mbushet me emocionin e një mbrëmjeje të veçantë, ku muzika bëhet histori dhe historia përkthehet në tinguj. Në këtë fundnëntor krenar, publiku do të përjetojë një udhëtim muzikor që rrëfen kujtesën e një kombi, përmes melodive ikonë të filmave shqiptarë. Në qendër të këtij eventi qëndron Orkestra Simfonike e RTSH-së, në një bashkëpunim të jashtëzakonshëm me Orkestrën Simfonike të TKOBAP-së dhe Korin e TKOBAP-së. RTSH, si zëri i traditës dhe kujtesës kulturore, do të rikthejë në sallë atmosferën e filmave që kanë shënjuar breza të tërë, duke i dhënë publikut një përjetim unik. Nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, interpretimet simfonike do të ringjallin nostalgjinë e kinemasë shqiptare,...