Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Mbi 22 mijë vende pune në lupë, ja sa efektive ka qenë lufta kundër informalitetit
Inspektoriati i Punës ka intensifikuar kontrollet në të gjithë vendin, duke inspektuar 880 subjekte dhe 22,231 vende pune gjatë periudhës së fundit. Nga këto kontrolle, 191 kanë qenë inspektime këshilluese, ndërsa për shkeljet e konstatuara janë marrë 625 masa administrative. Gjithashtu, Inspektoriati ka trajtuar 99 ankesa të qytetarëve dhe punonjësve, duke garantuar mbrojtjen e të drejtave në vendin e punës dhe rritjen e sigurisë ligjore. Megjithatë, raporti i progres-rekomandimeve të Këshillit të Investimeve nënvizon se informaliteti në punësim mbetet një sfidë e madhe. Strategjia kundër informalitetit ende duhet të hartohet dhe të miratohet, me një plan veprimi të qartë, afate të përcaktuara dhe institucione përgjegjëse, gjithmonë në konsultim me biznesin. Ekspertët theksojnë se zbatimi i kësaj strategjie do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në...